Iku në amshim mjeku nga Dragashi, Saljidin Jonuzi
Në moshën 69-vjeçare ka vdekur doktori i mjekësisë interne, Saljidin Jonuzi, njoftoi Oda e Mjekëve të Kosovës.Në njoftimin e publikuar të dielën u tha se Jonuzi ishte me prejardhje nga Dragashi dhe specializimin e kishte përfunduar në Universitetin e Sarajevës.“Dr. Jonuzi i shërbeu qytetarëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Dragash, për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim