E hëna poetike me poeten; Brixhilda DEDE
OSHËTIMA HORIZONTESH
———————————
Merri flatrat e shpirtit,
Qiejt kërcënohen diaje.
Mangallit lë dielltë zhyti.
Eshka të arrijë cakun, shpërthyer zjarre.
Blusë se thellë qiejve cohe,
Shpërbërë, fishekzjarrë.
Zota të bekojnë shtigje të harruara,
Të botës mëkatare.
& & &
MALL
—————-
Po ta dije sa të desha,
Qiejt nuk do te rridhnin më lot.
Vetëm diej te vegjël të zjarrtë do të kish.
Më të ngrohtë do të ishin njerëzit.
Rruzulli, do të ngjante si shkëlqim dritë.
Po ta dije sa te desha,
Për ne, nuk do të kishte kthim.
Mirazhin e saj kapur do të mbaje, epos perëndim.
/qendrapress.com/