Bie numri të infektuarve për 24 orë: 181 raste të reja dhe 125 të shëruar

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 181 raste me coronavirus në Kosovë gjatë 24 orëvë të fundit, ndërsa 125 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.

Po ashtu në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, Ne prizren ka  13  raste, 12 janë  në Prizren e  një rast në  fshatin Atmaxhë. Tashmë  u tha nga Dr. Bajram Krasniqi se  në  spitalin e Prizrenit do të vendoset citerna me 10 mije litra  oksigjen dhe kështu  me sdo të ketë nevojë për bombola gazi  se  gazi  do të jetë I mjaftueshëm

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se prej kur ka ardhur në krye të këtij posti, janë punësuar 200 mjekë në Kosovë, njofton Insajderi.

Derisa mori fjalën në seancën e sotme plenare që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, Zemaj tha se gati dyshifi i tyre do të punësohen në javën që vjen.

“Javën tjetër do të punësohen edhe 350 mjekë të tjerë. Kemi shpallë konkursin për specializime dhe do të bëhen 1043 specializantë dhe do të punësohen”, është shprehur Zemaj.

“Për tre muaj të këtij mandati tim në institucionet tona shëndetësore do të jenë të punësuar më shumë se një 1600 mjekë dhe infermierë”.

“Asnjë mjek nuk do të jetë pa specializim gjatë mandatit tim dhe asnjë mjek nuk do të jetë i papunë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *