Komuna e Prizrenit fillon të shpërndajë komposterë falas

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me GIZ-in, ka filluar shpërndarjen e komposterëve falas për qytetarët e kësaj komune.Sipas njoftimit të Komunës, përdorimi i komposterit kontribuon për një ambient të pastër pasi që bën zvogëlimin e sasisë së mbeturinave.Komuna njofton se të drejtë aplikimi për t’u pajisur me komposterë kanë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit. Po ashtu, Komuna ka shpjeguar se për t’u pajisur me komposterë qytetarët duhet të paraqiten në sportelin për menaxhimin e mbeturinave, ku duhet të prezantojnë faturën e taksës për mbeturina, të dëshmojnë se kanë hapësirë/gjelbërim në kopshtet e tyre si dhe të shprehin gatishmërinë e bashkëpunimit për të monitoruar nga Komuna procesin gjatë kompostimit. Aplikimi bëhet në Komunën e Prizrenit, përkatësisht, në Sektorin e Menaxhimit të Mbeturinave.