E marta poetike me poeten;Alketa Ballkameni 

Kush jam unë?!

—————————–

Thjesht një shkaravitëse letrash jam

Rrokullis orët ,

Shty rrjedhën e kohës ,

E pres me kot te gdhije e nesërmja

I mbledh shuk letrat

Këto llafazane te neveritshme

I trazoj me syte e flakës,

I djeg si te jene eshtrat e këtij realiteti te mërzitshëm.

&   &   &

Valë e ëndrrave të trishta

———————————————-

U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha,

U bë si pulëbardhë e lehtë

Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita

Rënkoi e fluturoi mbi retë.

Andej u fsheh si ylli Afërdita

Dhe ne pastaj s’e pamë, pastë ndjesë!

Veç ndodh që valë e ëndrrave të trishta

E sjell në breg të shtratit tim si shpezë.

/qendrapress.com/