Çaste poetike me poeten:Teuta OSMANI
Ja …
——————–
Ti i dëgjon ulërimat se nga vijnë
Zhuzhurimat e rrugëve që kanë mbërrirë
Fjalët e tyre si në han e kotësi
A thua,
po shohim ndonjë skenë për dramaturgji?!
Ti i sheh, tek më dëgjon kur të pëshpëris
Sikur të mos kem zë, e të them në shqip
Kush është më e “famshme” në këtë sallë
Unë që rri e heshtur e e mbuluar
Apo ..,
Ato që zhvishen me shalë përjashtë,
n’story …,
e flasin si gjuhën e rrugës, e përçartë?!
Amerikë. Nëntor 2022