UNË JAM FUQIA –Poezi nga :Fiza HOXHA
UNË JAM FUQIA
——————————————
Unë jam vetëm unë
E tillë brenda kësaj bote,
Me rrugët plot kthesa
Që të bëjnë të pushosh duke vazhduar tutje.
Unë erdha me një qëllim në këtë botë,
Të jem vetja, se ashtu Zoti më krijoi,
T’a përmbushi qëllimin tim,
Të mos i përkulem askujt tjetër
veç Allahut të Madhërishëm.
Faleminderit Zoti im,
vetëm ti që të udhëzon drejtë,
të drejtën e kam në zemër,
do të jem e tillë gjithherë betohem.
Ka shumë shumë gjëra
që njeriu kërkon në jetë,
por, ajo që rëndësi
është të jesh vetja,
Unë jam kjo që jam
me sukseset e mia,
të pastra diamant,
I pata të gjitha mundësitë,
por e zgjodha punë time ndershmërisht!
Njoha shumë njerëz,
por i respektoj vetëm si njerëz,
SUKSESET NDËRTOHEN
VETËM ME MUNDIN TËND
DHE NDERSHMËRISHT.
Të tjerat siç vijnë edhe shkojnë!
Shihemi në suksese..
.njerëz të sukseseve!
Fiza HOXHA