E mërkura poetike me poetin; Vladimir MUÇA
Ç’MË THA PYLLI
—————————————–
Kudo katrahura qiellin përflak,
Rreze e diellit në qiell u fik,
Egër mbi Gjepalaj moti zukat
Me retë e hirta, vrullin vërtik.
Tutje mbi Shetel, n’dragua flake
Rrebeshi ulet e ngrihet lart,
Retë e hirta ngado përflaken,
Mbi kreshta kodrash, turravrap.
Çdo gjë negativ, u bë natë,
Shpendëria gëmushave u platit,
Vetëm pylli, pylli i ngratë
Për ndeshjen e egër u gatit.
Retë zbrazen litarë litarë,
Qiellë e tokë u bashkua,
Pylli shpirtrrënjë, kryelartë
Mbi shirrebesh nuk u gjunjëzua.
Në zgavër të një lisi u fsheha,
Dridhej lisi me rrënjët në tokë,
Kush diellin në jetë më thosh:
– Edhe stuhinë do e njohë.
/www.qendrapress.com/