E mërkura poetike me poeten:Donika Meta GjURA 

VEÇ PËR TY MENDOJ!

————————

Atë ditë në kafene, kur ishim përballë,

Ai shikimi yt, ndjenjat m’i trazoi,

Mbeta shtang n’vënd e s’fola asnjë fjalë,

Për dreq dhe filxhani, nga dora m’shpëtoi.

Dëshira më shtynte, çdo ditë t’jem aty,

Aty në atë kafene, ku ty rije i vetmuar,

Ku ndjenjat i shkëmbenim, duke u pa n’sy,

E ku përqafimet, nuk kishin të numëruar.

Ato mëngjese t’bukura, krejt m’tjetërsuan,

Kudo ku m’shkel këmba, mendoj veç për ty,

Sa e vërtetë qenka, dashuria m’ka ndryshuar,

Më bëri me flatra, t’fluturoj drejt Qiellit gri.

E tani do t’bëhem hije, pas teje të vrapoj,

Natën nëpër ëndërra, të jem aty me ty,

Do t’bëhem lot, n’qerpikun tënd t’qëndroj,

T’jem veç unë imazhi yt, në sytë e tu të zi!

/www.qendrapress.com/