Policia në aksion, për një javë shqipton 235 gjoba për kundërvajtje 
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të zbatimit të planit operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”, brenda një jave kanë shqiptuar 235 gjoba për kundërvajtje të ndryshme vetëm për mjetet transportuese.
Sipas njoftimit të policisë, Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë zbatuar planin operativ të lartcekur, ku përpos gjobave të shqiptuara, nga inspektorët e kësaj ministrie janë shqiptuar edhe 39 fletëparaqitje për parregullsi në dokumentacion për ato mjete.“Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, të mbajnë distancë në mes mjeteve me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Zbatimi i Planit Operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”
Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vazhdim të implementimit të planeve operative aktive si “Siguria në trafikun rrugor” & “Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor”, gjatë një jave (07-11.11.2022) ka punuar në Planin Operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”, ku gjatë kontrolleve të këtyre mjeteve ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme ku janë shqiptuar 235 gjoba për kundërvajtje të ndryshme vetëm për mjetet transportuese, ndërsa nga inspektorët e kësaj ministrie janë shqiptuar 39 fletëparaqitje për parregullsi në dokumentacion për ato mjete.
Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, të mbajnë distancë në mes mjeteve me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor.