Çaste poetike me poeten; Elona POZHEGU
Të kam braktisur
——————————
Të pashpjegueshme janë çastet e mia
net të tëra qëndroje dhe unë qëndroja
gjithnjë nën shpatullën tënde
engjëllushë e rëndë mermeri.
-Ndahemi.
Mbajmë pastaj një përurim të shkurtër
duke i uruar gjithë të mirat
befas ndjej sa të turbullta këto ndjenja
thith narkotikë
humbas në qiell për Romen
duke kërkuar Xhulietën autoren e shkatërrimit.
& & &
Gjykimi
———————–
Ligjet e ndalin jetën në gjysmë
fatet kryqëzohen në gjykimin
në mes jetës dhe vdekjes.
Dikush andej
dikush në ftohtësi.
Zemra ka stepur e s’bë zë
sa herë është përplasur poshtë e lartë
sa hidhërimet thellë saj.
Ndarjet e kanë venitur
duke e lënë në pritje.
Koha e pangopur vetë e bën ligjin!
Në pritje tretet
më vizatohet rrugë e gjatë
e etur, e lodhur, e zhuritur.
Të gjitha u flakën
përmbi re të fatit.
I heshtur, i ngrirë, shumë i ftohur
zërit zemrës ngjyrat i janë zbehur.
Vitet u ndalen
plakja s’pret
dashuria me kokë ulur.
/www.qendrapress.com/