E diela poetike me poeten;Sofia GJINIKA

MË THUAJ NJË PO.

Më thuaj moj mike më thuaj,
Se nga mëndja vete të luaj,
Më thuaj çfarë ke ndërmend,
Si purteka drridhem s’zë vend.

Më thuaj po ndjehesh si unë,
Eja bashkë të prekim lumturinë.
Të sjellë pëshpërima pa zhurmë,
Shampanja të derdhet pa kursim.

Këtij mes shkurti moj mikja ime,
Qirinjtë e dashurisë ndezur të rrinë,
Buzët të preken, merren vendime,
Do jesh ti e para të ngresh dollinë.

Më thuaj moj mike adresën,
Mos thuaj ke ndryshuar “fytyrë”,
Për mua je pija e vera e vjetër,
Raki ballë kazani e kupë për të pirë.

Më thuaj moj mike më thuaj,
Një po, se vete të çmendem,
Shkel butonin e fillo e shkruaj,
Të zgjojmë netët, të ikin pengjet.

/qendrapress.com/