E diela poetike me poeten;Alma MEHMETI
Unë dhe ti
—————————————-
Si lindi kjo dashuri, shpirt a e mban mënd?
Sot folenë e kam në shpirtin tënd,
Unë si një bilbil të këndoj pa gdhirë,
Me këngë të uroj një ditë të mirë,
Ti edhe sot, njëlloj si atëherë,
Dimrin me acar ma kthen në pranverë,
Më thua të dua me duar, me buzë, me sy,
Garë i bëjmë dashurisë pa reshtur të dy,
Në mbrëmje kur i lodhur sërish kthehesh,
Pas cicërimës time në heshtje dëfreheshesh,
Si ditën e parë duhemi dhe sot,
Mbjellim dashuri dhe e korrim çdo mot,
Unë jam zemra jote, ti të mitë sy,
U thinjëm ndër vite dhe do plakemi të dy.
Alma Mehmeti