Kurti e lë në gjysmë mbledhjen e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, niset drejt Brukselit për ta takuar Vuçiqin

                              Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve sot u mblodh Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti.Mirëpo, kreu i ekzekutivit la në gjysme këtë takim pasi njoftoi se do të udhëtoj jashtë vendit.Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu sot e konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net se kryeministri Kurti do të udhëtoj drejt Brukselit, për t’u takuar të nesërmen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.Me ftesën e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, të dyja palët do të zhvillojnë takim për të gjetur një zgjidhje për targat.Kujtojmë se sonte përfundon masa e fletëqortimeve, për të nisur ajo e gjobave prej 150 eurove për veturat me targat ilegale./Reporteri.net/