E hëna poetike me poeten:Nora HALILI

 PJELLË E KOHËS

———————————————

E zbehtë si hëna mes reshë,

në pyjet e errëta bredh një siluetë…

Ëndrrat e vrara mbajnë erë gjaku,

Nata nuk mund ti kapërdijë….

Në krahë dëshirash të pamundura,

shpirti i brishtë merr arratinë.

Frymë dehje fytyrën përkëdhel,

pjellë e kohës në pentagramet e absurdit….

 &  &  &

MËSOVA...

———————

 Mësova ta dua dhimbjen,

valëzova në krahët e saj…

Rëndem me hapa trishtimi,

melodi patëm lotin…

Mësova ta mbaj në shpirt…

kyçur si gjënë më të shtrenjtë.

Bashkë ishim rritur …

Unë dhe dhimbja.

Mësova prej saj durimin,

marrëzisht u dashurua pas meje.

Trup dhe shpirt kurban ja bëra,

dhimbja lindi dashuri…

/qendrapress.com/