Dalin pamjet e para nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, dhjetëra të lënduar 
Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, raporton BBC.Lëkundjet ishin mjaft të forta duke u ndjerë edhe në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Të paktën 46 persona u plagosën, njoftuan zyrtarët turq, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 km në 10 km.Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë të lënduar që janë hedhur nga ballkonet.Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas tërmetit të parëMinistri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.Por më vonë agjencia turke e fatkeqësive tha se 37 ishin plagosur në Duzce, një në Stamboll, gjashtë në Zonguldak dhe një në Sakarya në bregun e Detit të Zi dhe një në Bolu, në juglindje. /Reporteri.net