Vetura godet për vdekje këmbësoren në Prizren
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në Prizren, ku vetura ka goditur për vdekje 61 vjeçaren.Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit, rreth orës 05:30.“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka pësuar një këmbësore e vitlindjes 1961. Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete”, njofton Policia.Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme.