Haradinaj: Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit 

                        Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me uljen e koeficientit për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, shkruan Reporteri.net.Haradinaj ka thënë se Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë, sepse përndryshe, siç ka thënë Haradinaj mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia.“Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë. Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara.Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit.Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia. Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!”, ka shkruar Haradinaj. Qeveria Haradinaj më 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit që automatikisht preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë. Qeveria Kurti 1 atë kohë kishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u prekën. /Reporteri.net