E diela e 11 poetëve ,me poeten; Suzana ALIMANI

BIR

—————

Ne mbillnim statuja
dhe korrnim buste,
Bir
se kohet na rriten
me legjenda lufte.
Na ushqyen me urrejtjet
Bir,
si kaposhin e detit
qe do t’therej ne kapërcim vitesh.
Kush e di
ne c’faqe historie
koka jone do binte?!
Një alarm zhurmues
na vunë ne mendje
dhe një llambushke zjarrefiksi
ne udhën tone,
sa here stimulohej një atak ajror.
Duhet t’i fiknim zemrat
Bir,
mendjet.
Nder bunkerë
t’i ndiznim qiri historisë
Ne mbillnim statuja
Bir,
korrnim buste
dhe groposnim ikona.

/www.qendrapress.com/