E diela e 11 poetëve ,me poetin; Elham PASHA

Mos më lër jetim te lumi

————————————

Cigane,të thithtë era ,
se buzë ndezur mbeta unë!
Blerimi më çel te dera,
kur,ti lahesh,atje në lum.

Cili yll të ndezi zjarrin
e të shkriu me ylberin!?
Me vetëtima dogja malin
e, në hark e ktheva frerin.

Ktheva lumin në fshikull zëmre
që t’ më lante- çarçaf i bardhë.
Shelgu thuri lirika kënge,
unë si dhëndër i pa dal.

Qase buzën ,se më drithërove!
Nuk jam kalë pa patkonj…!
Me syrin tënd më martove,
nëpër lum,në çdo buronjë.

Mos është ëndërr me fletë plepi,
cigane,bija e arxhiut!?
Fjala m’u bë robinë mbretit,
mbuluar me mjergullën e shiut.

Le të hingëllijnë- mijra kuaj,
nuk do ndahem më nga lumi.
Unë ndez qiriri…, e ti shuai,
përmbi hoje do të vdes gjumi !
/www.qendrapress.com/