Çaste poetike me :Anila Sulaj AHMATAJ

Ah sa të dua

———————————–

Unë kap një dorë prej dorës tënde,
asaj që bie në agoni!
Mbart mbi ego një notë kënge,
që shpatullat si era mi rreh
Se ndal dot diellin të mos duket
as veten time të të adhuroj!
Jetët tona ngelën jetim,
fëmijë që kurrë qumësht s’kërkoi
Ah sa të dua!
Ah sa më do!
Vetëm për vetëm eci,luftojë
Lemza më mbyti siç mbyt shiu tokën,
fate turistësh rrugët tregojnë,
të ecë rrëmujshëm siç deti bën
në ditët e trishta ku shkuma yst zgurdullon,
Dhe ja ku shfaqet përsëri dashuria!
Ajo që botën ma ndryshoi…

/www.qendrapress.com/