Çaste poetike festive me :Donika Meta GJURA

PËR TY FLAMUR E SHQIPE!

————————-

Sa hijshëm vjen tek ne, çdo vit ky muaj nëntor,

Veshur e stolisur me petkun kuq e zi,

Në trojet larë me gjak fluturon shqiponja,

Në mes të flamurit, sot në ditën e lirisë.

Sot ju vlon zemra të gjithë shqiptarëve,

Kudo që janë të derdhur nëpër Botë,

Për ty këndojnë këngë, për ty hedhin valle,

Për ty që të fituam me gjak dhe me lotë.

Nuk na trembin jo, furtuna e as tërmete,

Do t’këndojnë, t’recitojnë fëmijët n’kopshte shkolla,

Të brohorasim sa të tunden male e dete,

T’ushtojë fuqishëm kënga e rapsodëve n’për ODA.

Me gjilpërën e lashtë t’qëndisi Marigoja,

Me dy kokat të ndara Kosovë – Shqipëri,

Në arkën e kujtimeve të ruajti nënë lokja,

Valo i lirë nëpër Botë dy ngjyra kuq e zi.

Fluturo shqiponjë lart mbi këto troje,

Nëpër truallin Arbënor Çamëri e Kosovë,

Të busti legjendarit aty vrapin ndaloje,

Me festën e flamurit ditëlindjen t’ia urojmë!

DonikaMetaGjura!