Në seancën solemne me rastin e 28 Nëntorit,kryetari Totaj tha. ky është muaj i krenarisë.

                      Sot, në seancën solemne organizuar nga komuna e Prizrenit me rastin e 28 Nëntorit, e ku ishin dy manifestime të rëndësishme shënimi i kësaj date e po ashtu në këtë vigjilje e u bë edhe përurimi i librit ‘’Haxhi Rrustë Kabashi’’me autor Shefqet Hoxha. Fillimisht,të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i komunës Shaqir Totaj, tha. ky është muaj i krenarisë. Dhe kjo krenari lidhet me vete datën 1878 nga Prizreni, për të ardhur deri te Shpallja e Pavarësisë, dhe vazhdoi . Këngë artistike interpretuan nxënës të shkollës së Muzikës,derisa vargje për këtë festë deklamoi artisti Alban Çela. Pas kësaj ceremonie menjëherë u bë edhe promovimi i librit‘’Haxhi Rrustë Kabashi’’me autor Shefqet Hoxha, ku fillimisht për librin foli kolonel Bylbyl Dervishi i cili u precizua lidhur me konceptin e librit. Derisa për librin foli edhe Zaho Godeni i cili tha se ky libër ka vlera bazike mbi veprën e Rrustë Kabashit atdhetarit që bëri shumë për kombin. . Dita e sotme kaloi me një varg aktivitetesh të tjera./www.qendrapress.com/