Kapet në flagrancë duke vjedhur një veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren
Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:08,“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë. I njëjti është arrestuar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavide një set çelësa si dhe një pajisje elektronike për de aktivizimin e alarmit të GPS-it të automjeteve”, ka njoftuar policia.Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.