E mërkura poetike me poeten; Kimete Osmani BEQIRI

Si e panjohur…

Aventurë pas aventure
Kaloi rininë
Zemra djaloshare
S’e njihte dashurinëSikur lëkundin furtunat
Edhe objektetet e forta
Ditët për të
Më nuk ishin të kota.

Sikur Dielli kur rrezon
A mundësh pa u ngrohur, vallë
Zemrën seç i’a kaploi
Kur i’u gjend vajza përballë.

Fillimisht
Gjumin, seç i’a mori
Shumë shpejtë
Zemrën i’a vodhi.

Si e panjohur
Për të tjerët, padyshim
Djaloshi, sikur e njihte tërë jetën
Pohoi: U dorëzua shpirti im.

/www.qendrapress.com/