E mërkura poetike me poeten;Shqipe BYTYQI                                             

UNË, KËTIJ FILLIMSHEKULLI
SËRISH NUSËROHEM

—————————————

Si ikën koha
e unë qenkam tkurrur shumë
martesave e krushqive të kushtëzuara
divorceve të përgjakshme
ndjenjës bonjakes përhershme
braktisjes vetes nën lëkurë
gjersa sërish m’duhet t’paguaj faturën
për gënjeshtrat e bukura
për mblesërinë që po më bëhet
99 vjet martese, thonë
jo më shumë
që kurmi im gjakrat të pajtojë
zemërimin e Zeusit të zbusë
paja ime mblesëtarët tinëzak të paqtojë

Edhe atëherë
kur do luhet akti fundit
si tragjedi në skenën reale
si pjellë e mendjeve të përdala
si kusuritje globale
ti s’do ta besosh
as kur vajtojcat grrithin fytyrat
as kur varrëmihësit lopatat rrokin
ti s’do ta besosh
që unë sërish tkurrem
që unë këtij fëllimshekulli
sërish nusërohem

/www.qendrapress.com/