Fryma poetike me poeten:Bjondina AGOLLI
Fjala vret më shumë se plumbi.
———————————————–
Hodhët baltè në rrugën time
Më rrëzuat nuk e mohoj
u ngrita me shumè dhimbje
Serish në këmbë po qëndroj
Nuk dorëzohem nga e vërteta
Dhe me gënjeshtra dot s’jetoj
Koha kujton lot edhe gëzim
Dhe çdo njeri qè ti bëri dhurim
Nëse doni serish fjalë
Ju qëndroj këtu përballë
Sjam i lindur të bëj keq
Se fjala më shume se plumbi vret
Dhe diçka do tju kujtoj
Kjo është jetë mos e quaj lojë
Njeriu ju fal respekt dhe dashuri
Mos ja merrni për dobësi.
/www.qendrapress.com/