E premtja poetike me poeten ;Marina PRENGA

Faqeve të tua…

Faqeve të tua,
Zbresin rruzuj loti,
Oh, sa shumë të dua.

E shtrenjta nëna ime,
Në pasqyrë të lotit,
Shoh fytyrën time,

Unë edhe Ti,
Në rruzujt e lotit,
Është një dashuri.

Nënë edhe bijë,
Oh, sa mrekulli.

/www.qendrapress.com/.