E premtja poetike me poeten; Natasha LIMAJ

Sokakut Të Vlorës

——————————

Larg nga ty, moj Vlorë
S’di, pse ndihem tretur..
Frymimin e fikur
Syrin me zor qepur…
Luksi londinez
Në pëllëmbë të dorës…
Por unë, gjalloj vetëm
Sokakut të Vlorës!…

&  &  &

Miqësi Brilante

Sa dua të të besoj kur flet për miqësi brilante,
Po ç’t’i bëj kujtesës sime, sejvon të tuat ” mëkate…
Shpika ” gomë ” e thash, t’i fshija,
Të mos prishej bukuria…
Mjeshtërisht’e dizenjuar,
Retin’me shtirje mbuluar!…

/www.qendrapress.com/