E premtja poetike me poeten; Mirishahe ELSHANI 

NË ZJARRIN TËND

 ———————————–

Në zjarrin tënd

Digjem çdo natë.

Çdo natë bukuria jote

Më ndezë.

Shkruaj në gur legjende

E gjallë.

Në flakë përmallimi

Portreti yt

Si hije e zezë

Zbret tek unë

Mos ta merr vesh

Bota

Me pikëllim në zemër

Të ikim.

I verbër

Edhe në liri

Si t’ua kthej diellin

Syve të mi.

Prej kohësh

Jeton dashuria ime.

Në zbrazëtinë e lotëve

Të mi

Dhembjet e shumëzuar

Për mrekulli.

Në mes nesh

Dashuria ime.

Vetmi çdo natë

Puthem me ty

Mbi buzët e vdekura

Lind përsëri.

&  &  &

VETMIA

——————————-

Jam djegur e kallur

në flakën e tij

Zjarr përbrenda

përjashta zbrazëti.

Pastaj fillon të flas

trishtimi

Me gjuhën e zjarrtë

sa vetë mallkimi.

Lutem në diell

a Zot

nuk e di.

Të më kthehet

e imja vetmi

Zgjohem mbi heshtjen

që më ndezë.

Ah, sa e vërtetë është

kur jeta nuk është më përrallë.

Mbi dhembjet e tua

trazohet vetmia.

Aty si ëndërr

shkruhet komedia!..