E shtuna poetike me poeten;Brixhilda DEDE
UNIVERS I SHUAR
—————————————
Vranë një grua, vranë një Evë,
Ç’ bëtë kështu o të mjerë.
Të mjerë e të mjeruar, shpirt kalbëzuar.
Shkëputur një hallkë te jetës,
Botën mbuluar tërmetet.
Shkëputur një hallkë te Zotit.
Çuname përmbytur botën.
Vratë Afërditën, Helenën,..
Dashurinë, lotin e nënës.
Vratë shpresën, të ardhmen ju,
Shpirt varfër.
Femëra s’ preket as me pendë.
Jo me armë të ftohtë e të rëndë.
Vratë një tempull, një hyjni,
Harruar se këmbëve të saj,
Mbështetet ky gji.
Lëkundur, derdhur lëngjet gjetiu.
Loti humbi, loti ngriu.
/www.qendrapress.com/