E shtuna poetike me poeten;Meri MEZINI
LOTET U BASHKUAN ME RRJEDHËN E GJAKUT”
—————————–
Shumë lot u bashkuan
me rrjedhën e gjakut,
lagën prehrin e nënës Kosovë,
spërkatën shpirtin e njerëzve të varfër
djemtë e Diasporës u vunë në sprovë.
Varre masive me trupa shqiptarësh,
hapi pa mëshirë Serbi i zi,
kujtoji se me trupat e Shqiptarëve të vdekur,
do ta bënte Kosovën
pronën e tij.
Gabove o Serb, shqiptari s’vdes kurrë
në ç’do cep të globit
është gjaku tij,
u ngritën s’tërnipërit, nga ç’do vend i botës,
luftuan me Serbin deri në liri.
Shumë lotë u bashkuan me rrjedhën e gjakut
bojë stilografi u bënë të dy,
me të u firmos çlirimi Kosovës
u shkruajtën emrat e dëshmorëve të tij.
/www.qendrapress.com