E mërkura poetike me poeten:-Fiqirete KUKLI
Dielli nuk çel mbi sytë e tu sot..
————————————-
Është mbyllur brenda qiellit
Për ty, sot mbyllur gjithçka
Edhe fryma nuk del
nga buzët e shtrënguara dhimbjes
Lot në heshtje,
Asnjë nuk do buzëqeshë
Muzika infekton buzëqeshjen
në këtë ditë në errësirë dhe pa emër
Eh ditët duhet të marrin emrin e çdo gruaje që u shua nga duar të pista, nga mendje të sëmura.
Sot uji duket se fluturon lart
Pa thënë asnjë fjalë
Frika në sytë e grave,
Është ulur ndër gjokset e tyre
pa thënë, psee
Po burrat?!
Burrat çfarë do thonë sot
kur të pijnë kafenë rituale
e të tymosin cigare që t’ju kalojë koha
Çfarë do bëjë ai bastard sot
ndërsa ti me frymën që nuk është barkut tënd
u bëtë engjëj..
Oh, sot askush mos të flasë
askush mos shohë qiellin
sepse vetëm ty të lejohet
ti je duke ikur drejt tij duke ju lutur..
Më hiq nga kjo botë
Më dërgo atje..
ku është qetësi e pafrikshme,
ku të ketë muzikë për ninullat e foshnjës sime
Atje.. ku mund të buzëqesh përsëri…
/www.qendrapress.com/