Fryma poetike e të enjtes me poeten;- Marina PRENGA 
Dy pika loti..
—————————————
Dy pika loti reja lëshoi,
Në tokë ranë si me përti,
Qenien time ajo e ndryshoi,
Mos ishin vallë lotët e mi?!.
Lotët e mija avulluan,
Në qiell u kthyen në re,
Në mëngjes ranë vesuar,
Si shiu kur bie mbi dhe.
I pyta pikat e shiut,
A jeni ju lotët e mi,
Apo jeni avujt e diellit,
Dhe në tokë vini si shi?!.
Lotët e tu ato janë,
Më foli reja nga qielli,
Mbaj t’i kesh pranë,
Lule në bahçe mbjelli.
Dhe unë, krahët i hapa,
Shiun e lotëve të mi,
Retë me dorë i kapa,
Të derdheshin lotët shi.
/www.qendrapress.com/