Policia inspekton 53 lokale të masazheve, mbyll 44 prej tyre

                     Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në nivel vendi të koduar me emrin “Masazh – Dhjetori 2022”, në të cilin janë inspektuar 53 lokale të masazheve.Sipas njoftimit të policisë, aksioni ka ndodhur me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimit të informatave në terren, ku është hartuar një plan operativ në funksion të inspektimit të salloneve të masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve nga MINT-i, ATK-së dhe inspektorët e punës.Policia ka bërë me dije se nga 53 lokale të inspektuara, 44 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët, si dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.