Totaj shkruan për 1-vjetorin e qeverisjes, thotë janë bërë shumë punë
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shkruar në 1-vjetorin e qeverisjes, duke theksuar se janë bërë shumë punë gjatë pushtetit.Ai ka shkruar në Facebook se gjatë vitit që po e lëmë pas përkundër plotë sfidave dhe vështërsive, është munduar të u’a shpërblejë besimin e qytetarëve me rezultate të punës.“Rrugëtimi sapo ka filluar, shumë punë janë bërë, akoma më shumë na presin në vitet në vazhdim, në qëllimin tonë të transformojmë qytetin tonë dhe të përmisojmë jetën e secilit qytetarë të Komunës së Prizrenit”, ka thënë Totaj,
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Komunës së Prizrenit,Sot është bërë një vit që kur jam betuar për të marrë përgjegjësinë dhe privilegjin më të lartë në jetën time, të jem Kryetar i kryeqytetit historik të shqiptarëve, Prizrenit.Ju më besuat votën tuaj, për të qeverisur Prizrenin dhe unë gjatë vitit që po e lëmë pas përkundër plotë sfidave dhe vështërsive me shumë punë, përkushtim dhe dashuri jam munduar të u’a shpërblej besimin tuaj me rezultate të punës.
Rrugëtimi sapo ka filluar, shumë punë janë bërë, akoma më shumë na presin në vitet në vazhdim, në qëllimin tonë të transformojmë qytetin tonë dhe të përmisojmë jetën e secilit qytetarë të Komunës së Prizrenit.
Faleminderit qytetarë të Prizrenit, faleminderit ekipit tim dhe punonjësve të Komunës së Prizrenit!
Faleminderit për mbështetjen që më jepni çdo ditë!