E diela e 9 poeteve elitare me;Nexha REÇICA
VENDI IM
——————–
E kujtoj gjithmonë
fëmijërinë time të lumtur
në Gllavicë
pemën e stolisur me dashuri
e buzëqeshja ime
prekte frytin e saj.
Cdo ditë e ëndërroj
ta pi aty kafen e radhës
Ujin e burimit
bashkë me zogj
s’i dikur…
T’i lë sytë e mallit
në gurgullimën e lumit
pritjen ta hedh
në bjeshkët
e erërave fluturuese
që m’i fluturonte balonat.
Oh! S’ka ditë
që se kam këtë mall..
/www.qendrapress.com/