E diela e 9 poeteve elitare me;Ganimete JAKUPI
KUSH E PËRMALLOI NËNËN…
———————————————-
Nëna e shkretë as këtë natë,
Nuk kishte mundur me fjetë,
Një ëndërr gjumin seç ia prishi,
Nga meraku sa nuk vdiqi…
Në moshë të shtyrë e krejt vetëm,
U zgjua nga shtrati bëri dua,
E luste Zotin t’ia ruajë fëmijët,
Që shumë larg vetes i ka.
Mendonte me vete t’i marrë në telefon,
Për t’i pyetur se si janë?!…
Por gjysma e natës kishte kaluar,
Tha: “Fëmijët do të shqetësohen për mua”…
Sillej andej-këndej nëpër shtëpi,
Ahh, ëndërr e keqe shpirtin ia këputi!…
U merakos nëna për fëmijë, nipërit e mbesat,
Me fotografi të tyre shpeshherë e qelin mëngjeset.
Fytyrën e saj plot rrudha ia mbuluan lotët,
Bekimet e saj shkuan deri në qiell të shtatë,
Zemra e nënës i ndjekë fëmijët kudo që janë,
Si të vegjël si të mëdhenj, si afër si larg.
U përmallua nëna për t’i parë të gjithë,
Nga meraku as gjumë të qetë nuk bën,
Në moshë të shtyrë veten e ka lënë mënjanë,
Lutet gjithnjë vetëm fëmijët shëndosh t’i kam!
Ganimete Jakupi, Zvicër.
/www.qendrapress.com/
————————————-