E diela e 9  poeteve elitare me;Mirishahe ELSHANI

FLAMURI I ATDHEUT

————————————

Është gjaku im që nuk falet

Është ashti im që nuk digjet

Është krisma e pushkës për çlirim

Në çdo cep të atdheut tim

Janë yjet me plot dritë

UÇK-ja roje për çdo ditë

Është drita e diellit

Është hëna që i bën dritë territ

Është toka e Gjergjit

Është besa e atdheut

Është betimi i ushtarit

Është fjala e Adem Jasharit

Në secilēn zemër troket

Me zërin e lirisë thrret

Me rrënjët e thella

Sa vetë jeta

Me çlirimtarët e lavdisë

Për bashkimin e Shqipërisë

E gëdhendur në gurë

Valon në secilën kullë

Është e njëjti flamur hyjnor

Në dritë t’bekimit.

27 Nëntor 2022

M. Elshani

/www.qendrapress.com/