E diela e 9 poeteve elitare me;Anila TOTO
Furtunë
—————————-
Një dallgë ngrihet lart e përplaset mbi shkëmbinj
I thyhen dhe i bën copë e thërrime.
Sikur forca e shpirtit përmbi çdo errësirë
Kërkon një rreze të vetme drite.
Mes dhimbjesh ne si çuname ngrihemi
E marrin kaluar gjithë ç’gjejmë përpara.
Ose të ndrydhur në heshtje e në vetmi
Ose, …mbyllemi të gjallë nëpër varre.
Po fryn një erë e fortë, si për nga deti,
Herë- herë drejtohet përtej, nga Babica.
Furtuna në këtë qytet në shpirt na mbeti,
Por shpirtin, shpirtin na e ushqen drita!
Anila Toto
/www,qendrapress.com/