E marta poetike nga poetja ;-Teuta Sadiku

 Le të duhemi…..

———————————————————

Doja të më doje siç do ajrin

ajo fara e vogël në dhe groposur

filizat e mi të çajnë cipën e tokës

e frutat e mi trupin tënd të mbulojnë.

Doja afshin tim përvëlues të provoje

para se Dielli ngrohtësinë të zvogëlojë

oksigjenin tim nga mushkëritë të jepja

e të thithja pranë teje dioksid karboni.

Le të duhemi, pa ardhur fundi i botës

shkencëtarët thonë se nuk do të vonojë

le të duhemi pa u kthyer në mbetje toksike

si të vetmet specie në varkën e Noes.

/www.qendrapress.com/