E marta poetike nga poetja ;-Mirela Leka XHAVA
Qyteti im
(Elbasanit)
Eci mbi ty qyteti im mijëvjeçar
e druhem mos të të krijoj dhembje
majë gishtash mbi gurët që të mbulojnë
rrënjët
plagëve të shkuara fshehur thellë damarëve.
Eci mbi ty Egnatia, rrugë e fëmijërisë, kryqëzata romakësh kristianizmit i mbillnin farën mbi themele fortesash,
deri në fundin tënd të gjarpërimit,
atje ku tjetër erë e egër do frynte
të na rrëzonte e ngrinte natës së gjatë të shekujve.
Eci mbi ty qyteti im sot
gjurmëve të Rilindjes së dallëndysheve të fjalës
themele të reja ndërtuar vizionit largpamës
shtrenjtë paguar mbijetesës; gjuhë të Nënës.
Qyteti im i dashur,
ikur larg teje më vjen pas kënga e kumurive
e m’i lë pa gjumë ëndrrat
në pritje agimesh.
/www.qendrapress.com/