E mërkura poetike me poeten-  TIXHE REXHA-GËRQARI

NUK E DI

——————————

Nuk e di, dielli a është i njëjtë

Por i ftohti tani ndihet më shpejt.

Nuk e di, fjala a ka më peshë

Por rëndësia e saj është zhvesh.

Djersa rrugës është avulluar

Hapat, ëndrrat s’mundën mi mbërri

Po u jetuaka edhe në qetësi!

Nuk dëgjohet më aroma e dashurisë

Humbi nëpër të qarat e përditshmërisë.

Për besë nuk e di

Nesër a do të ketë diell apo shi

Por statujë kujtimesh je aty

Kur jetës i mbetesh në periferi.

Ah nuk e di….nuk e di

A jam unë vetë

Apo vetëm një siluetë.

/www.qendrapress.com/