E mërkura poetike me poeten-  Albina CEKA  

SEÇ MU BAN KUJTIMET BLETË!

——————————————–

N’dër kujtime sot jam djerrë

Malli m’asht ndezur fener

Herë qaj, herë gëzoj si fëmijë

Herë qetësoj lotët n’dashni.

Seç mu banë sytë terr

Seç mu bë zemra vrerë

Seç mu ba malli lëkurë

Atje ku s’ngre dot një urë

Ëndrrat mu bën shtegtare

Kërkoj n’qiell, e qajë n’varre

Seç mu bën kujtimet bletë

Herë pickojnë,herë mjalti vetë.

/www.qendrapress.com/