E mërkura poetike me poetin- Syhel HAVOLLI
T U N G J A T J E T A
————————————-
Miq
Koha nuk është për lojë
Në pikë të natës
Të më thoni mirupafshim
Edhe për momentin kur s’jam
Në një dimër të ngjashëm
Kam frikë nga përshëndetja
Kur më thuani natën e mirë
Njerëzit që u qëndrojnë
Besnik fjalëve
Bëhen personazhe të kujtimeve
Edhe për kohën kur s’janë
Miq
Mos më thuani
Mirupafshim është e dhembshme
As natën e mirëaa
Prej meje uroj gjithë të mirat
Tungjatjeta dashamirë
Mos më kërkoni ndjesë
Ëndërroj buzëqeshjen e nanës.
11 dhjetor 2022 /www.qendrapress.com