Dëshmorët e 14 Dhjetorit 1998 te ‘’Lkenet e Hasit-Gorozhup”,
Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion luftarak i UÇK-së, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, kishte rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe. Gjatë luftimeve krejtësisht të pabarabarta kanë rënë dëshmorë pjesëtarë të radhëve të UÇK-së, nga Zona Operative e Drenicës dhe e Pashtriut, në mesin e tyre edhe Komandanti Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarët e tij. Në mëngjesin e acartë të dimrit në Pashtrik, në relacionin “Lkenet e Hasit-Gorozhup”, me të rënë agu i parë mëngjesor, forcat serbe, të cilat paraprakisht kishin zënë pritë, godasin mu në mes të kolonës, me qëllim të krijimit të hutisë. Lufta nis nga të tri anët ku ishin pozicionuar forcat armike. Luftimet ishin zhvilluar fyt për fyt me forcat ushtarake e policore serbe. Breshëria e armës armike kishte përshkuar trupin e Mujë Krasniqit, të Beqir Gashit, Ali Krasniqit, Rifat Mëziut dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë. Disa prej tyre kishin mbetur në dëborë dhe ishin ngrirë. Disa të tjerë ishin plagosur. Nëntë prej tyre, shumica të plagosur dhe gati të ngrirë nga acari, ishin zënë robër nga forcat armike. Edhe forcat armike kishin pësuar humbje të konsiderueshme në njerëz
Më 21 dhjetor të vitit 1998, trupat e 35 dëshmorëve, tok me Mujë Krasniqin, bashkëluftëtarët i varrosin në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake. Nëntë të zënët robër dërgohen në burgun e Nishit, të cilët më pas shkëmbehen me tetë oficerë serbë, që i kishin zënë në pritë luftëtarët e UÇK-së në Zonën e Shalës. 5 të rënë të tjerë të cilëve u kishin humbur gjurmët në dëborën e madhe janë zbuluar nga bashkëluftëtarët e tyre dy muaj pas mbarimit të luftës. Rënia e Mujë Krasniqit dhe e disa trimave të tjerë të elitës luftarake të UÇK-së, më 14 dhjetor të vitit 1998, edhe pse ishte goditje e rëndë për luftën tonë çlirimtare, ajo nxiti edhe më tej luftën e pa kompromis për lirinë e Kosovës nga barbaria serbe.
Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut kanë rënë dëshmorë, gjatë luftimeve, në një pritë të forcave ushtarake e policore serbe në Gorozhup të Pashrikut kanë rënë dëshmorë: Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Maliq Karaçica, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Qenë Qenaj, Veli Ballazhi, dhe Xheladin Xheladini, Xhevat Thaçi, Avni Kutllovci.