Sondazhi i UBO: 60.3% e kosovarëve duan bashkim kombëtar me Shqipërinë 
Sipas një sondazhi të “UBO Consulting” i cili u prezantua sonte në RTV Dukagjini, 60.3 përqind e kosovarëve do të votonin pro nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.31.2 përqind të tjerë janë shprehur kundër, 8 përqind kanë thënë se nuk e dinë se si do të votonin, derisa 0.4 përqind kanë refuzuar të përgjigjen.