Gjoshi “sfidon” Osmanin: Tregoje një punë të mirë që e bëre në vitin 2022
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka “sfiduar” presidenten Osmani që t’i tregojë publikut një punë të mirë që ka bërë për Kosovën në këtë vit.Sipas tij, presidentja Osmani nuk është unifikuese, por përkundrazi, ajo është “përçarëse”.Në një postim në Facebook, ai thotë se Osmani po mbjellë urrejtje mes njerëzve edhe në një kohë kur duhet unitet në vend.“Në vend se ajo t’i tregojë qytetarëve të Kosovës se çfarë ka bërë në vitin 2022, Presidentes Osmani i diftohen armiqtë e shtetit gjithandej, si dikur që i “shfaqeshin” regjimeve diktatoriale”, shkroi Gjoshi.
Postimi i plotë i tij:
.1 PRESIDENTE, A MUND TË NA TREGOSH NJË PUNË TË VETME QË BËRE PËR KOSOVËN NË 2022?Kushtetuta është e mirë sepse thotë që Presidenti përfaqëson Unitetin e Popullit. Por, Presidentja Osmani nuk është Presidente Unifikuese. Ajo është përqarëse.Të gjithë e dijmë këtë, por është e çuditshme pse ajo po vazhdon të mbjellë urrejtje mes njerëzve edhe në këtë kohë kur duhet uniteti në vend?Në vend se ajo t’i tregojë qytetarëve të Kosovës se çfarë ka bërë në vitin 2022, Presidentes Osmani i diftohen armiqtë e shtetit gjithandej, si dikur që i “shfaqeshin” regjimeve diktatoriale.
Pse e bënë këtë Osmani?
Një prej arsyeve është se Presidentja Osmani nuk ka gjë për t’i treguar popullit.
Viti 2022 ka qenë një dështim total i saj. Ajo nuk mbahet mend për asnjë sukses.
Lexone fjalimin e saj, nuk e përmend asnjë sukses. Asnjë!
E dhimbshme se ku ka rënë ky vend.
Andaj, mirë bëjnë deputetët që nuk rrijnë në sallë ta dëgjojnë atë duke nxjerrë helm prej gojës./Lajmi.net