Hetohet rasti i një vdekje në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet për rastin e vdekjes së në gruaje në Prizren .Sipas njoftimit zyrtar, viktima ishte gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme, ndërsa njësitet e nevojshme policore dhe ndihma e shpejtë urgjente kishin dal në vendin e ngjarjes .Siç thuhet në raportin 24-orësh policor, nga ana e mjekut ishte konstatuar dhe vdekja e viktimës. Policia ka treguar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti po vazhdon të hetohet. Mirëpo. njoftimet thonë se ky rast ka të bëjë më profesoreshën Lulije Buzhala e cila ka vdekur papritmas ne gjumë. Ajo ishte nje veprimtare e dalluar politike dhe profesoreshe e dalluar ne brezat e arsimit. Vdekja e gjeti ne gjumë. Duke lënë pas vete shumë dhembje e pikëllim për sjelljet e saje te mrekullueshme./qendrapress.com/