E shtuna poetike e mesdhjetorit me poeten;-Bona SHEHU
NDOSHTA!
—————————————-
Ndoshta në disa momente te jetës sime !
Unë mund të shtrëngoj duart tuaja serish.
Mund të pëshpërit në vesh te dua shume
mund të zbulojnë buzët e tua një dashuri
Te ëmbël dhe magjike, mund të provokojë
emocion në melankolinë tënde të madhe,
Mund të mos tërhiqem më fare nga ju.
Ndoshta je i mrekullueshëm dhe te dua
Te filloj e ushqeje shpirtin nga psherëtimat .
Ndoshta mund të më shikosh me shumë ironi
Në iluzionet e tua ëndrrat te keqformuara,
Ndoshta mund të gjej vargje pasionante
duke te parë sytë blu e flokët kaçurrela
atje do të doja të notoja e te ngecja diku.
E te zbrisja nga parajsa në krahët e tu,
duke shmangur gjithçka në rrugën time
Qe vazhdon të digjet nga flaka e dashurisë..
/www.qendrapress.com/